Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku një 67 vjeçar i cili kishte dalë për peshkim është mbytur në ujërat e liqenit.
Burime bëjnë me dije se viktima është Sylejman Sylja 67 vjeç.
Forcat e FNSH Shkodër kanë bërë përpjekje për nxjerrjen e trupit por pa sukses, ndërkohë priten polumbarët e forcave RENEA të cilat janë nisur nga Tirana.