Shkodër: Mbi 2700 ha të përmbytura, 100 shtëpi të rrethuara nga uji…

Shpërndaje

Mbi 2700 ha tokë mbeten nën ujë në qarkun e Shkodrës raporton bashkia e këtij qyteti.

Ndërsa vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë, lumi Kir ka prurje të shumta.

Në rrugën e Obotit niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m dhe rruga Muriqan – Goricë ka prezencë uji rreth 20cm.

Në Dajç rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m dhe 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Bashkia e Shkodrës vijon të kërkojë shpalljen e gjëndjes së fatkeqësisë natyrore për njësinë administrative Ana e Malit dhe Dajç gjithashtu kërkon gatishmëri nga ana e strukturave të ushtrisë për evakuminin e familjeve dhe gjësë së gjallë që  shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Shpërndaje