Informacion i KMC te Qarkut Shkoder.
Gjate mbasdites u organizua mbledhja e KMC me nje pjese te anetareve te Komisionit.
Ne kete takim merrnin pjese ZV.Ministri i Brendeshem, Z. Besford Lamallari, Dr DVP se Qarkut, Z. Niko Brahimaj, Kryetarja e Bashkise Shkoder, Zj. Voltana Ademi dhe Sekretarja e Pergjithshme e Institucionit te Prefektit.
Ne takim u diskutuan probleme te bashkepunimit nderinstitucional te institucioneve te bashkise dhe anetareve te KMC, per miremenaxhimin e situates covid-19 ne territorin e Qarkut Shkoder. U trajtuan problemet e miremenaxhimit te tregjeve, paisja e tuneleve te dezinfektimit dhe vetkarantinimit te komunitetit ne vecanti ne Bashkine Shkoder, ne te cilen u moren persiper pergjegjesite e secilit institucion.
Nga Zv.Ministri i MB, u shpreh gadishmeria per mbeshtetjen e bashkise Shkoder per kapercimin me sukses te situates se krijuar nga covid -19.
Ne oret e pasdites ne nje nga sheshet e qytetit u organizua nje koncert nga kengetari mirenjohur Shkodran, Bujar Qamili i cili u ndoq nga qytetaret nepermjet dritareve.
Vijon ndjekja e situates epidemiologjike nga NJVKSH, ne te gjithe Qarkun, nderkohe jemi ne pritje te pergjigjeve per 22 mostrat e derguar ne ISHP ne Tirane.