Ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel ishte i ftuar kryetari i shoqates “2Prilli” Harris Murana. Prej dy javesh Murrana eshte zgjedhur ne krye te kesaj shoqate.
Murrana: Zgjedhja ime ne krye te kesaj shoqate eshte pergjegjesi, per nje qytet me tradita, me vlera. Do te bej diçka ndryshe duke punuar me shpirt dhe zemer per ato njerez qe ate dite kane qene pjesemarres.
Ate koha une isha rreth 16- 17 vjeç, plaga ishte e rende, sepse jam pla.gosur ne gjoks, por ne ate mori njerezish vetja harrohet. Shkodra ka dhene gjithmone shume per demokraci, art, por edhe fusha te tjera. Sot duhet te kerkosh vetem te pershtatesh, te ndihesh shkodran me shpirt dhe te japesh sa te mundesh per Shkodren.
Shoqata e “2 Prillit” ka qene e anashkaluar nga politika, por megjithate çdo anetare i asaj shoqate, çdo familje e martireve, çdo i plagosur nuk ka reshtur se dhenuri per Shkodren pa fund.
Une jap mesazhin qe perseri “2 Prilli” eshte gjalle, ne kohe e ne vite eshte zbehur forca e kesaj shoqate, por mendoj qe do e riaktivizoj duke vendosur shpirtin e duke mbledhur njerezit. Po i patme njerzit afer dhe po u beme nje grup, do te arrijme shume. Nje nder objektivat kryesore eshte bashkimi i te gjithe te larguarve.
Shoqata “2Prilli” i perket se djathtes, edhe ato njerez qe sot kane marre stafeten e se majtes jam i sigurte qe jane te djthate, pasi Shkodra nuk ka te majte. Prandaj per kete e kerkoj bashkimin, qe t’i japim force shoqates, Shkodres, por qe pas disa kohe te jemi te pranishem edhe ne vendimmarrje. U shpreh Murana.