Shkodër: Koronavirus hyn dhe në Gjykatën e Apelit…

Shpërndaje

Një tjetër ditë rekord me raste të reja me Covid 19 shënoi Shkodra, duke mbajtur vendin e dytë pas Tiranës.

31 testimet e kryera nxorën pozitiv 18 shtetas, ku për fat të keq vatrat e reja kanë prekur edhe institucionet shëndetësore apo ato të drejtësisë, duke ju shtuar listës së fasonerive, si dhe lagjeve të tjera të qytetit ku kishin rezultuar më herët qytetarë pozitiv me koronavirus.

Nga të dhënat e bëra publike prej autoriteteve shëndetësore, mësohet se rastet e reja përveç transmetimeve komunitare, janë një shofer ambulance, një infermiere në njësinë administrative Dajç të nën Shkodres, një punonjëse e Gjykatës së Apelit dhe në fasoneri.

Stafet e gjykatës dhe punonjësit e shëndetësisë që kanë patur kontakte me këto persona janë porositur të vetëkarantinohen, ndërsa sipas protokolleve shëndetësore do të kryhet në ditët në vijim marrjan e tamponeve për të kuptuar nëse janë apo jo edhe ato të prekur nga virusi Covid.

Shkodra pas këtyre 18 rasteve të fundit, shkon në 86 persona të infektuar, e dyta pas Tiranës për nga numri i pacientëve aktiv.

Në total nga nisja e pandemisë janë 197 të infektuar me 3 viktima ndërsa Puka 17 të infektuar dhe 1 viktimë e shënuar nga pandemia. Pritet që epidemiologët të vijojnë hetimet e rasteve të reja për të kuptuar shtrirjen që ka patur virusi në qarkun Shkoder, ku tashmë me hapjen gjurmueshmëria bëhet më e vështirë.

Shpërndaje