Shkodër, konfirmohet pozitiv me Covid 19 një infermier i Sanatoriumit…

Shpërndaje

Një rast i ri është konfirmuar këtë të hënë në Shkodër duke e çuar në 17 numrin e të sëmurëve aktiv në këtë qytet.

Burime me dije se rasti më i ri është një infermier i Sanatoriumit në Spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë sot ishte dhe dita me numrin më të vogël të rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë. Vetëm katër raste të reja janë konfirmuar, duke e çuar në 872 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid 19.

Betejën me këtë sëmundje deri më tani në Shqipëri e kanë humbur 31 persona.

Shpërndaje