Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy ármë gjahu.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një kònflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u kònfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një ármë gjahu dhe ka kánòsur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllònte në drejtim të tyre.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe árrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy ármë gjahu model “Browning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penále “Kundërshtîmi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kánòsja për shkak të detyrës”.