Shkodër, invalidi detyrohet të dalë që të kërkojë ndihmë

Shpërndaje

Prej dyzet vitesh invalid, Prel Arra nga Shkodra është detyruar të dalë vetë për të kërkuar ndihmë te bashkia e qytetit. Mesazheve dhe thirrjeve të tij për ndihmë, deri tani, nuk u është përgjigjur njeri.

Ndërsa 67-vjeçari ka nevojë si për ushqime edhe për ilaçe dhe shumë më tepër për morfinë, të cilën e përdor si të vetmen zgjidhje për shqetësimet që ka.

Ndërkohë, nga Bashkia e Shkodrës e pranojnë faktin se 67-vjeçari ka kërkuar ndihmë, dhe se ai është klasifikuar si përfitues, por shprehen se ende nuk kanë mundur dot t’i përgjigjen nevojave të tij për shkak të fluksit të madh të personave që duhet t’u shërbejnë.

Shpërndaje