Shoferët e taksive “4+1” në Shkodër kanë kërkuar sërish vëmendjen e mediave. Ata ankohen për informalitetin e lartë në këtë biznes dhe konkurrencën e pandershme.
Shoferët flasin për “targa të bardha” që qarkullojnë lirshëm, të pashqetësuar nga policia e shtetit apo ajo bashkiake, duke marrë klientë jo vetëm brenda qytetit por edhe për udhëtime drejt Malit zë Zi.
Ata kërkojnë vëmendjen dhe mbështetjen e Bashkisë, Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, për të mundësuar rikthimin në normalitet të sherbimit të taksive “4+1” në Shkodër.