Dy mjete janë djegur mesnatën e kaluar në qëtetin Shkodër. Bëhet me dije se dy automjetet ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër.
Flakët janë evidentuar rreth orës 23:30 të së dielës.
Mësohet se njeri nga automjetet është në pronësi të gjyqtarit të Gjykatës së rrethit Shkodër Andri Ymeri, dhe dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, si shkak i detyrës.
Policia dhe Zjarrfikësit kanë mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit./RealitetiPost/