Artan Boriçi, shkencëtari që u nda nga jeta një ditë më parë ashtu siç e kishte lënë amanet është përcjellë në banesën e fundit në qytetin e Shkodrës. Pas homazhe në Tiranë, i ndjeri u nderua edhe me pritjet që u bënë në qytetin e Shkodrës teksa familjarë, të afërm, miq dhe shumë të njohur i dhanë lamtumirën e fundit Artan Boriçit i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare duke mos e fituar luftën ndaj COVID-19.
Me lot në sy dy miqtë e ngushtë, Frano Kulli dhe Gjovalin Gjeloshi shprehen se është një humbje e madhe për familjen dhe shkencën shqiptare gjithashtu.
Akademiku i asociuar Artan Boriçi ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Artan Boriçi lindi në Tiranë në 19 prill 1965 por është me origjinë nga Shkodra pasi është djali i atij që cilësohet si babai i gazetarisë shqiptare Hamit Boriçi.
Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020, Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë, Qendra e Kërkimeve Bërthamore EUropiane CERN,
Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj ndërsa kishte përpara një karrierë të gjatë që u ndërpre në mes në mënyrë të papritur.