Në një kohë që shumë prej nesh po përballen me pasojat e përhapjes së virusit COVID 19, ka edhe qytetarë të cilët po përballen me shumë probleme të tjera. Fatih Bajrami është I moshuari në qytetin e Shkodrës i cili rrezikon të mbetet në qiell të hapur.
I moshuari prej më shumë se 20 ditësh është detyruar të nxjerrë nga shtëpia fëmijët e tij. Dy nga dhomat e banesës në të cilën ai jeton, si shkak I amortizimit kanë pësuar shembje dhe pesë anëtarët e kanë patur të pamundur të jetojnë në këto kushte.
I moshuari tregon se fëmijët e tij po jetojnë tek të afërmit dhe nuk ka mundur ti takojë. Kjo gjë i ka bërë më të vështirë edhe sigurimin e ushqimit këto ditë.
Fatih Bajrami ka një thirrje për personat të cilët mund ta ndihmojnë të paktën me rikonstruksionin e një prej dhomave të shtëpisë.
Qëndrimi në të dyja prej dhomave I rrezikojnë jetën të moshuarit. Ai tregon se çdo natë e kalon duke fjetur në corridor, si zonën më të sigurtë të shtëpisë./StarPlus/