Shkodër/ Harta e re gjyqësore flet avokati Anton Kosteri…(VIDEO)

Shpërndaje

Në lidhje me Harten e re GJyqësore të propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Kryetarja e KLGJ
Ne si Dhome e Avokatisë Shkodër, vlerësojmë se drafti propozuar nga MD dhe KLGJ për harten e re gjyqësore, është në shkelje të rëndë të së drejtës për akses në Gjykatë të qytetarëve të RSH, si një element thelbësor i proçesit të rregullt ligjor, e parashikuar nga Kushtetuta e RSH dhe KEDNJ.

Gjithashtu, harta e propozuar, është në shkelje të rëndë të interesit publik, të rendit juridik dhe parimit të subsidiaritetit, pasi i largon qytetarit në menyrë domethënëse Gjykatën, si organi kryesor dhe i vetëm për dhënien e drejtësisë në vend.

Bazuar në draftin e propozuar, tre janë shtyllat kryesore, që sipas MD dhe KLGJ justifikojnë këtë hartë.

Afrimi i gjykatës me qytetarin.

Ulja e kostove

Efikasiteti/eficenca dhe rritja profesionale gjyqtarëve.
Së pari: Shkurtimi i 19-të gjyatave në rang vendi, është qartësisht e kuptueshme për çdo person se largon qytetarin nga Gjykata, pasi detyron Shkodranin, Tropojanin, Kuksianin, Korçarin, Pogradecarin, Sarandiotin, Gjirokastritin, Vlonjatin, Fierakun, Beratasin, Lushjarin e etjer, të shkojë nga skajet më të largëta të vendit në mes të Tiranës, në një kohë që nuk ka të garantuar asnjë transport publik, nuk ka linja hekurullore dhe për pasojë, i detyron këta qytetarë dhe avokatët e tyre që kur të kenë një seancë gjyqësore, përveç udhëtimit dhe shpenzimeve, të marrë edhe dhomë hoteli në TR.
Krahasimi i vendit tonë me shtete si Suedia, Danimarka, Norvegjia apo Anglia, është tërësisht i pavend pasi në këto vende, përveç se është ulur numri i gjykatave, është ulur edhe numri i burgjeve për shkak të uljes së krimeve të ndodhura, pa harruar faktin se këto vende, kanë një supër infrastrukture rrugore dhe hekurudhore që bashkon në një kohë shumë të shpejtë skajet më të largëta të tyre, ndërsa në Shqipëri, në periudhen e verës, një udhëtim nga Shkodra, Korca, Gjirokstra, Saranda etjer, për në Tiranë, merr të paktën nga 3 deri në 4 orë udhëtim.
Së dyti: Ulja e kostove e pretenduar nga ana e MD dhe KLGJ, është përsëri një arsyetim i padrejtë, pasi mund të ulë kostot nga njëra anë, por detyron nga ana tjetër transportimin e të dënuarve, të arresturave, personave në arrest në shtëpi, personave që gjykata urdhëron shoqërimin e tyre të detyrueshëm (psh deshmitarw) nga skajet me të largëta të Shqipërisë, duke rritur shpenzimet dhe kostot në një zë tjetër të buxhetit të shtetit.

Së treti: Në lidhje me efikasitetin dhe eficencën, është përsëri pa asnjë pasojë pasi njëjti gjyqtar që mund të gjykojë në një gjykatë, të njëjtin gjykim mund ta bëjë edhe në një gjykatë tjetër. Një gjyqtar që gjykon në TR, nuk është supër gjyqtar krahasaruar me faktin nëse ai gjykon në një rreth tjetër.
Dihet gjithashtu se gjyqtarët dhe prokuroret kanë detyrim ligjor që për një vit kalendarik, të bëjnë një numër të caktuar senimaresh trajnuese në Shkollen e Magjistraturës, çka u jep atyre mundësinë faktike dhe detyrimin ligjor që të rriten profesionalisht.
Prandaj ne vlerësojmë se arsyet që MD dhe KLGJ pretendojnë se jusfikojnë hartën e re gjyqësore, janë të pabazuar në fakte dhe studime shkencore, nuk janë në koherencë me nevojat dhe ekzigjencat e publikut dhe me mungesën e thellë të infrastruktures etje.

Ne vlerësojmë se qëllimi i diabolik i këtij drafti dhe që i fshihen publikut, wshtw dështimi katastrofik reformës në drejtësi – që ka shkaktuar fillimisht bllokimin e GJL dhe GJK, dhe tani edhe vijon edhe me bllokimin e gjykatëve të Apelit dhe atyre Administrative, për shkak të strategjisë së gabuar të ndjekur që në fillim të reformës, duke mos përgatitur fillimisht tërrënin e duhur që do lindte pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

Gjithashtu, vlerësojmë se këto institucione nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga dështimi edhe i krijimit të Gjykatave Administrative, që ka shkaktuar bllokimin e Gjykates Adm. të apelit, me tre mijë dosje për gjyqtar dhe vijon të bëjë gabim pas gabimi, për të arnuar defektet e së kaluarës.

Prandaj u bëjmë thirrje dhomave të tjera, që t’i bashkohen qëndrimit të Dhomes së Korces dhe tones, për të kundërshtuar fuqimisht këtë draft.

Për DHVA Shkodër.

Kryetari
Av. Anton Kosteri

Shpërndaje