Një aksident i rëndë u raportua pak orë më parë në Shkodër, ku një grua u përplas nga një mjet. Fillimisht u rqaportua se ajo ishte përplasur nga një automjet tip Audi, por e vërteta nuk është kështu.
Raportohet se shoferi Audit është mjek dhe kishte ndaluar për t;i dhënë ndihmën e parë. Ai quhet Sokol dhe ka shkruar pas videos në redaksiën e JOQ ALBANIA.
Sipas tij, ai ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë dhe se gruaja ishte përplasur nga një motor.
Doktor Sokoli na tregon se gjendja e gruas nuk ishte kritike, por ai ka qëndruar me të derisa erdhi ambulanca.