Instituti I kulturës “Yunus Emre” ka nenshkruar protokollin e bashkëpunimit në fushën e mësimdhënies me shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova”. Duke filluar nga ky vit shkollor, gjuha turke do të futet në programin mësimor të nxënësve. Zafer Kiyici, drejtor I intitutit “Yunus Emre” thotë se bashkëpunimet me këtë shkollë kanë qenë të hershme në aktivitete të ndryshme, ndërsa futja e gjuhës turke në programin mësimor është një hap I rëndësishëm.
Metin Bulut, përgjegjës për çështjet pranë ambasdës së Republikës së Turqisë në Tiranë falenderon drejtuesit e shkollës “Prenk Jakova” që iu bashkuan kësaj nisme të qeverisë turke.
Për drejtorin e shkollës artistike Anton Kaftalli, kjo marrëvëshje do t’I ofrojë të rinjve mundësi edhe më të mira studimi.
Kjo marrëveshje, përveç përfshirjes së gjuhës turke në programin mësimor, parashikon edhe bashkëpunimin mes dy institucioneve për organizimin e aktiviteteve të ndryshme.