Informacion paraprak/Rreth orës 07:40, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrugë, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi Ç. K., 62 vjeç, banues në Shkodër.
Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale (arrest kardiak).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.