Shkodër/ Gjendet e pa jetë në banesë një grua, në trup ka shenja dhune…

Shpërndaje

Një grua është gjendur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Shkodrës nga fëmijët e saj.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Pallati 8-katësh”, ndërsa viktima, siç raporton është shtetasja Rudina Emini.

Viktim jetonte me tre fëmijët e saj pasi bashkëshorti ishte në emigracion, ndërsa mësohet se kishte edhe shenja depresioni.

Viktima ka në trup plagë të shkaktuara nga mjete prerëse, ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje