Shkodra së shpejti do të ketë terminalin e ri të transportit publik. Është titullari i sherbimit të transportit rrugor Blendi Gonxhja i cili gjatë një bashkëbisedimi me Ministren Edona Bilali ka bërë me dije se ky projekt do të nisë Brenda pak javësh.
Në Shkodër janë 24 linja ndërqytetase të liçensuara dhe mesatarisht në një vit udhëtojnë rreth 3.4 mln udhëtarë. Ky terminal do të zgjidhë një herë e mirë situatën kaotike të transportit ndërqytetas por do I japë hov edhe transportit urban në qytet.Kërkesa për një terminal të mirfilltë ka ardhur jo vetëm nga qytetarët Shkodranë por edhe nga turistë të shumtë.
Terminali është projektuar të ndërtohët në pjesën e unazës perendimore të qytetit, si nyje lidhëse me pjesët e tjera.