Shkoder/ Fituesit e çmimit “Idromeno”. Hapet ekspozita me piktura, fotografi dhe instalacione…

Shpërndaje

Pikturat, fotografitë, video-artet dhe instalacionet fituese të 7 edicioneve të fundit të çmimit “Idromeno”, erdhën përmes një ekspozite të vetme.

Dy kuratorët, Artan Draçini dhe Zef Paci, njëherësh ideatorët e këtij konkursi, udhëtuan ndër vite në arkivën e Galerisë se Arteve në Shkodër, për të bërë se bashku punimet me të mira të artisteve shkodran dhe shqiptarë.

“Është një koleksion i rëndësishëm veprash arti të ndryshme nga veprat e traditës. Me ngarkesa filozofike, konceptuale të lirisë krijuese që janë një hulumtim i mirë i tranzicionit shqiptar në këto 30 vite”, u shpreh drejtori i Galerisë së Arteve Shkodër, Fatmir Juka.

Përbërja është ditur sepse janë të gjithë fituesit kështu është krijuar një ekspozitë, e cila ka bërë të mundur një lidhje prej veprës së parë deri te vepra e zogjve që fluturojnë të Lekës, me vazhdat ajrore të Lori Lakos dhe me radhë”, tha kuratori Zef Paci.

“Ka televizor, ka kukulla metalik, ka fotografi, video pra vetë karakteri I koleksionit të Galerisë se Arteve në Shkodër fillon e pëson një lloj ndryshimi. Prandaj është menduar që në fillim që kjo ekspozitë të sjellë idenë e një vizite në arkivat e komplet galerisë”, u shpreh kuratori Artan Draçini.

“Çmimi Idromeno” është një konkurs i cili ka për qëllim të promovojë artistët e rinj mbi idetë dhe qasjet e reja artistike të cilat kanë prirje për të analizuar një aktualitet dinamik, socio-politik, shqiptar.

Shpërndaje