Epidemiologu pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Eris Kaduku I ka bërë thirrje qytetarëve shkodranë të cilët sapo shërohen nga inkfetimi me COVID-19 të fillojnë menjëherë trajtimin post-COVID pasi kjo fazë është më e rëndësishmja për rikuperimin total nga koronavirusi.
Ai bën të ditur se më të ndërgjegjshëm duhet të jenë moshat e treta të cilët kryesisht vuajnë edhe nga sëmundje shoqëruese.
Mos trajtimi I fazës post-COVID mund të sjellë jo vetëm komplikacione të tjera shëndetsore por edhe vdekjen në disa raste, bën të ditur epidemiologu.
Epidemiologu Kaduku I bën thirrje qytetarëve të konsultohen sa më shpesh me mjekët e familjes në lidhje me mënyrën e trajtimit.
Prej një viti në Shkodër ka patur një numër të konsiderueshëm të personave të cilët janë infektuar me COVID-19, por pavarësisht përshtatjes me infeksionin e rrezikshëm duket se qytetarët nuk janë të informuar me rëndësinë e trajtimit shëndetësor në fazën pas shërimit nga koronavirusi./StarPlus/