“Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” është ekspozita që po rrugëton në të gjithë vendin këtë verë.
Me nisëm e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, aty do të shfaqen mbi 100 imazhe, pjesë e fondit të arkivë kombëtare, që do të sjellin një retrospektiv të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes narratives kostumografike.
Imazhet shpalosnin larmishmërinë dhe veçantitë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare si dhe sjellin në kujtesë figura të rëndësishme historike nën petkun e veshjeve popullore
DENALD PRIFTI
KURATOR I EKSPOZITËS
Ne do të kemi një tur në disa qytete, ku do të sjellim figura të rëndësishme historike me veshje popullore, si prijës fisnorë, njerëz të letrave etj.
Sheshi përpara Bashkisë Shkodër u shndërrua në një tablo të pasur, ku imazhet e dinastisë “Marubi” tërhoqën vëmendjen e vizitorëve.