Shkodër: Edhe një efektiv i FNSH, një shitëse e një pacient i spitalit me koronavirus

Shpërndaje

Një tjetër efektiv I FNSH-së, një shitëse dhe një pacient I spitalit janë tre rastet e reja të të infektuarve në Shkodër, raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Sot u regjistruan 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 584 numrin e përgjithshëm të infeksioneve.

Ndërkohë rëndohet situata në fasoneri, 17 raste të reja me Covid në Krujë e Kurbin

Ministria e Shendetësisë konfirmoi se harta e të prekurve nga COVID-19 sot u zgjerua në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: 

– Tiranë            253 raste

– Durrës            42 raste

– Lushnje          6 raste

– Elbasan          16 raste

– Fier                 36 raste

– Kavajë            9 raste

– Rrogozhinë     4 raste

– Korçë             19 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër          99 raste

– Lezhë             14 raste

– Berat              2 raste

– Has                13 raste

– Krujë              23 raste

-Tropojë           4 raste

– Pukë               5 raste

– Mirditë           3 raste

– Kukës           11 rast

-Mallakastër     1 raste

– Kurbin           19 raste

Shpërndaje