Shkodër, dita e tretë e protestës së pedagogëve/ Sindikata e punonjësve të USH nis takimet me studentët në çdo fakultet…

Shpërndaje

Edhe ditën e sotme procesi mësimor u bojkotua.Auditoret e universitetit “Luigj Gurakuqi” qëndruan pa studentë për shkak të bojkotit të procesit mësimor në të gjitha universitetet publike shqiptarë që vijoi edhe në ditën e tretë të këtij vitit të ri akademik.

Ndërkohë ditën e sotme mësohet se sindikata e punonjësve të universitetit në Shkodër me në krye Peter Saraçin kane nisur takimet me studentët në cdo fakultet të këtij universiteti.Pasi të njihen me problematikat dhe kërkesat që kanë studentët sindikata do të marrë një vëndim për ecurinë e bojkotit.Por pavarësisht deklaratave të kryëministrit Rama bojkoti sipas kreut të kësaj sindikatë do të vijojë dhe se nuk do të ndalet deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë pritet që sindikata e pedagogeve të Shqipërisë të përshkallëzojë bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre,siç është rritja e pagave.Mësohet se nësër është paralajmëruar mbajtja e një protëste kombëtare.Deri në këto momente bojkoti në univërsitetet publike nuk ka një afat dhe është ende e paqartë së si do të zgjidhët dhe nëse kërkësat e tyre do të pranohen.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama në takimin me Rektorët e Universiteteve tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniformë sepse këtë e kërkojnë sindikatat i ka ardhur fundi.Ai shtoi se Universiteti duhet të jëtë aktor në treg dhe të thithë fonde.

Shpërndaje