Këshilli Bashkiak i Shkodrës edhe pse është plotësisht i një kahu politik po shfaq përplasje mes anëtarëve të këshillit.
Mbledhja e sotme edhe pse fillimisht kishte kourimin e duhur në sallë dështoi që të zhvillohej sepse disa prej anëtarëve të këshillit e braktisën mbledhjen. Shkak për këtë u bë mos miratimi i pjesës më të madhe të pikave të rendit të ditës.
Në total ishin 8 pika të rendit të ditës por këshilltarët miratuan për diskutim vetëm dy prej tyre atë të plotësimit të vakancës pas dorëheqjes së një këshilltari si dhe 6% e ndihmës ekonomike.
Pikat e tjera si buxheti afat mesëm, ndryshimet për taksat e tarifat vendore qeraja mesatare për tregun e lirë .
mirëmbajtja e banesave me qera, transferimi i pronave të paluajtshme në njësinë Ana e Malit dhe një propozim që doli aty për një projekt të UNICEF nuk morën votat e mjaftueshme duke treguar qartazi përplasjet brenda së majtës
Menjëherë pasi anëtarët e këshillit nuk miratuan 6 pika të rëndit të ditës për diskutim anëtarët e këshillit, disa prej tyre dolën nga salla në shenjë protested he kjo bëri që mbledhja të shtyhet sepse nuk ishte kourimi i duhur
Kjo nuk është hera e parë që këshilli bashkiak i Shkodrës edhe pse tërësisht i majtë shfaq probleme të theksuara dhe përplasje mes grupe këshilltarësh apo klane tashmë të krijuara që janë kundër njëri-tjetrit dhe kjo u shfaq qartazi edhe sot me këtë shfaqje që dhuruan.