Shkoder/ Bizneset krizë për punëtorë. Gjovalin Shtjefni: Do ta transferojë kompaninë në Uzbekistan…

Shpërndaje

Bizneset në Shkodër po përballen me një krizë të madhe për punëtorë. Në këtë situatë, pronarët e fasonerive kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv proçesin e punës. Nga 400 punëtorë që numëroheshin në biznesin e Gjovalinit deri para 5 vitesh, sot kanë mbetur vetëm 52. Për të mbajtur në këmbë biznesin ai ka menduar që punëtorët vendas ti zëvëndësojë me ato nga Nepali dhe Filipine. Në repartin ku kryhet proçesi i punës nga 40 gra, 20 nga ato janë të huaja.

Gjovalini po përgatitet për vitin e ardhshëm që biznesin, ta transferojë në Uzbegistan , pasi sipas tij pagat e punonjësve janë më të ulëta dhe kostoja e jetesës atje është me lirë sesa në Shqipëri. Mungesa e fuqisë punëtore është një problematikë që ndjehet kudo në Shkodër. Akoma më e vështirë duket se është përballja me këtë problematikë të bizneseve të reja.

Shpërndaje