Banorët e fshatit Hot i Ri, komuna Rrethina Shkodër kanë bllokuar rrugën ditën e sotme.
Shkak është bërë mungesa e ndriçimit në rrugën që është investuar para pak vitesh.
Mungesa e ndriçimit ka shkaktuar aksidente të vazhdueshme me pasoja fatale.
Banorët e këtij fshati u kërkojnë autoriteteve që të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin.