Shkodër/ Avokati Haxhi: “shkrirja e 19 gjykatave nga KLGJ sjell kaos”. (VIDEO)

Shpërndaje

Reduktimi i numrit të gjykatësve dhe prokurorëve si shkak i proçesit të Vettingut ka bërë që Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një hartë të re gjyqësore. Si rezultat i kësaj, rreth 19 gjykata në rang vendi pritet të mbyllen.

Por, avokati në Shkodër, Apollon Haxhi, thotë se ky është një minus i madh për shërbimet ndaj qytetarëve dhe ka një kosto të madhe për to.

Sipas tij, do të krijohet një kolaps. Madje, ai paralajmëron se do rrisin kostot ndaj qytetarëve.

Sipas Haxhit, duhej të ishte marrë mendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë për këtë çështje.

Shpërndaje