Shkodër, arrestohet një shtetas për “Dhënie ndihmë për kalim paligjshëm të kufirit”…

Shpërndaje

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Kufirit Migracionit Shkodër, pas një punë të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar, “Itinerari”, ku si rezultat u bë arrestimi i shtetasit :

K. N. 26 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vëndin e quajtur ‘Shtoj i Ri’, ky shtetas është kapur në flagrancë me mjetin tip Fiat, i cili po transportonte 5 shtetas të huaj të vëndeve të treta, Bangladeshi, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shpërndaje