Shkodër/ U kap duke transportuar disa shtetas nga vendet e treta, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”.
Ndalohet dhe një shtetas i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. A., 51 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është kapur nga Policia, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, duke transportuar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me mjetin tip “Volkswagen”, 6 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion final vendet e BE-së.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim K. P. 49 vjeç, banues në Laç.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 25.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.