Arrestohet 36 vjeçari Enton Dushaj i dyshuar si autor i plagosjes së shtetasit Erison Gjeka dhe Ndue Pali, ngjarje e ndodhur në mbrëmjen e 25 gushtit të vitit të kaluar. 36 vjeçari i shpallur në kerkim që në atë kohë për veprën penalë “plagosje e lehtë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje” u arrestua në vendin e quajtur Truma e Dugajve të reja në Shkodër, pas pedonales “Kole Idromeno”.
36 vjeçari u arrestua nga forcat “Shqiponja”. Në 25 gusht 2020 plagosja e Erison Gjekës, nipi i të ndjerit Gjon Gjeka një prej të forteve të Shkodrës ndodhi në zonën e Fermentimit teksa 24 vjeçari i plagosur po shkonte me një motor drejt banesës së tij së bashkë me shokun Ndue Pali që gjithashtu mbeti i plagosur por të dy pas plagosjes rezultuan jashtë rrezikut për jetën. Që nga ajo ditë, autori i dyshuar nuk është arrestuar teksa kjo u bë e mundur sot teksa 36 vjeçari Enton Dushaj ishte në lëvizje.