Shkodër/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
P. B., 43 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
E. Gj. 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijëve të mitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.