Shkodër/ Arrestohen 3 përsona, sekuestrohen armë dhe lëndë narkotike

Shpërndaje

DVP Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Investigation”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat”.

Reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 2.3 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, pas një pune investigative të pandërprerë për 2 vëllezër që shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Investigation”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shpërndaje