
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. Q., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar kokain, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një celular.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Farkë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. M.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. B., 37 vjeçe, banuese në fshatin Oblikë, pasi dje, në segmentin rrugor “Shkodër-Muriqan”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. M.;
-A. L., 34 vjeç, banues në fshatin Dobre dhe T. C., 60 vjeç, banues në fshatin Pjetërshan, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-I. K., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. S., 33 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka kallëzuar shtetasja M. F., se dje, 33-vjeçari, ka thyer vetratën e xhamit të lokalit të saj, për motive të dobëta;
-A. Gj., banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur një 49-vjeçar, për motive të dobëta;
-një 17 vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur një 27-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.