Finalizohet operacioni policor antidr ogë i koduar “Shtoj i Ri”.
Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Transportente lëndë nar kotike, tentoi të koruptonte punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur kontrollin e mjetit, por vihet në pranga, së bashku me bashkëpunëtorin që ishte pasagjer në mjet.
Vihen në pranga edhe dy shtetas të tjerë, për përkrahje të autorit të kri mit.
Sekuestrohen 58 kg lëndë na rkotike can nabis sa tiva.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për go ditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen duke përfituar edhe nga situata, bazuar në informacionet e marra më parë për një mjet që po transportonte lëndë nar kotike në drejtim të Koplikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtoj i Ri”.
Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë nar kotike dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dymijëlekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.
Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambinentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë nar kotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde nar kotike, rreth 12 kg.
Në vijim të veprimeve nga shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.
Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arr estimi në flagrancë i shtetasve:
H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nar kotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nar kotike”,
R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të kr imit” dhe
A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të kr imit”.
Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg can nabis sa tiva, dy automjete dhe 4 aparate celular.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.