Shkodër/ Antentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, vetëdorëzohet autori i dyshuar…

Shpërndaje

Policia e Shtetit ka arrestuar 19-vjeçarin, Ilirjan Hasanaj, i cili pak ditë më parë i bëri atentat kreut të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj.

I riu ka pranuar autorësinë e krimit, teksa mësohet se ai po dërgohet në ambientet e policisë së Shkodrës.

19-vjeçari është vetëdorëzuar pas negociatave me të atin, pasi i fundit bëri thirrje publike ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 tetor në aksin Shkodër-Koplik, ku i riu i cili lëvizte me motor, qëlloi me breshëri ndaj makinës e cila ishte në pronësi të Bashkisë së Malësisë së Madhe.

Bashkë me Hasajan, në automjet ndodhej edhe i ati i cili gjithashtu u plagos, dhe bashkëshortja e cila fatmirësisht nuk u lëndua.

Në dëshminë e dhënë, Mentor Hasanaj tha se kjo ngjarje nuk ka lidhje me detyrën e tij, pasi nuk ka konflikte.

Shpërndaje