Shkodër/ Ambasadori i OSBE: Shumë shpejt do të kemi raportin përfundimtar për 25 prillin

Shpërndaje

Ambasador i prezencës së OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco, nga Shkodra ka deklaruar se shumë shpejt do të jtë gati raporti përfundimtar për zgjedhjen e 25 prillit.

“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.

Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtarë që uroj që shumë shpejt t’i prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme,” tha ai.

I pyetur se si i duket klima politike në Shqipëri,  Monaco tha: “Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”.

Shpërndaje