Shkodër/ “9-13 Prill: Mbyllje e përkohshme në Bulevardin ‘Skënderbeu’ për punime”…

Shpërndaje

Të nderuar qytetarë!

Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në një pjesë të Bulevardit “Skënderbeu”, konkretisht nga kryqëzimi i ish-degës deri pranë kryqëzimit te stacioni i trenit.
Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 deri në 18:00.

Bashkia Shkodër kërkon mirëkuptimin e banorëve për realizimin e kësaj ndërhyrjeje që synon përmirësimin e infrastrukturës.
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren për të ndihmuar dhe orientuar trafikun gjatë kohës së punimeve.

Shpërndaje