Shkoder/ 55- vjeçarja në varfëri ekstreme. Gruaja jeton vetëm me një ndihmë  ekonomike…

Shpërndaje

Kjo është Aishe Fikaj, 55 vjeçarja nga fshati Golem në bashkinë Shkodër jeton vetëm me një ndihmë  ekonomike.

Aishja kujdeset e vetme për djalin e saj 14 vjeçar,  pasi bashkëshorti i ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë disa vite me parë. Ndërsa edhe vetë ajo vuan nga problemet me shëndetin.

Aishja thotë se e ka të vështirë të përballojë jetesën, ndërsa me vdekjen e të shoqit edhe shtëpia ka nisur të amortizohet dhe të bëhet e pabanueshme.

Në ditët e ftohta të dimrit jeta për këtë familje bëhet akoma më e vështirë, ndërsa e vetmja mundësi për t’u ngrohur është kjo furnelë.

Aishja bën apel për ndihmë si nga institucionet, por edhe nga shoqatat, pasi e vetme dhe me ndihmë ekonomike e ka të pamundur jetesën.

Shpërndaje