
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. Q., 20 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin e tij, me shpejtësi dhe mos respektimit të distancës së sigurisë, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.