Shkodër, 17-25 prill testi PISA – Kadija: Janë zgjeruar shkollat pjesëmarrëse…

Shpërndaje

Teksa në Tiranë një ditë më parë nisi implementimi i testit Pisa, për Shkodrën janë përcaktuar datat 17 deri më 25 prill.

Nga 7 shkolla të përzgjedhura më parë në ZVA Shkodër, tashmë pjesë e testimit do të jenë 10 shkolla, tha drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija.

Krahas shkollave pjesëmarrëse janë përcaktuar edhe ambientet të cilat janë përshtatur në infrastrukturën e duhur.

Drejtorja e ZVA Shkodër sqaron se në fazat stimuluese janë përfshirë të gjithë nxënësit 15- vjeçar të shkollave të përzgjedhura, por testimit do t’i nënshtrohen  vetëm një pjesë e tyre.

Shkodra synon të marrë rezultate të larta në këtë testim i cili fokusohet në 3 disiplina matematikë, shkencë dhe letërsi.

Shpërndaje