22 organizata të shoqërisë civile Shkodër, u bënë bashkë
duke
reaguar publikisht ndaj ngjarjeve tragjike të ndodhura ditët e fundit, ku dy
gra humbën jetën si pasojë e krimit në marrdhëniet familjare. Bashke shprehëm
angazhimin tonë në mbrojtje të të drejtave të grave dhe integrimit te tyre
nëpërmjet rritjes së aksesit ndaj shërbimeve publike dhe jopublike.
Ne do vazhdojmë te promovojmë rëndesinë e barazisë gjinore, duke ofruar shërbimet tona psikosociale, juridike, strehim për femijë, gra dhe vajza, viktima të dhunës në familje, qendra ditore rekreative për femijë, aftësimin e grave përmes programeve të fuqizimit ekonomik si dhe ofrimin e shërbimit të rehabilitimit të burrave me sjellje agresive përmes programeve të këshillimit në ndihmë të fuqizimit të familjes duke u udhehequr nga parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit.