Jan 13 shtetas shqiptar të cilët kanë ardhur nga mali i zi dhe kanë mbetur në Shkodër. Ato kanë ecur në këmbë dhe kanë mbi 4 orë që presin një automjet për ti dërguar në banesa në Durrës.
Sipas tyre komisariati i Shkodrës nuk lëshon autorizim për transport dhe ato janë në mes të rrugës në një kohë që hotelet janë mbyllur. Ato kërkojnë të paguajnë dikë për ti çuar deri në banesë ndërsa shteti thonë se i ka braktisur. Ato kishin 2 jave që punonin në tuz por pas situates se kironavirusit atje , i është kërkuar të largohen nga vendi.
Ndërkohë në kufi janë testuar nga stafi mjeksor dhe kanë marrë një autorizim që deklaron se janë të pastër nga COVID 19.