Duke nisur nga disa akuza politike në drejtimin e OSHEE Shkodër, i cili është një institucion i cili është në shërbim të të gjithë qytetareve sqarojmë se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), për shkak te avarisë në linjën 35kV të Koplikut, kanë mbetur pa energji elektrike zonat:
Lagjet Dobraç, Kiras dhe Lopçej në qytet Shkodër, më tej Kelmend, Koplik, Bajzë, Hot, Vrakë dhe Zagore.
Ekipet e Drejtorise Tensioni Lartë Veri, në bashkëpunim me brigadat e OSSH rajoni Shkodër janë duke kryer manovrime për lokalizimin e avarisë në linjë. I kujtojmë zotërive që shkruajnë statuse nga shtëpia në kushte komode se punonjësit e OSHEE jane prej 4 ditësh dhe netësh në terren , duke sfiduar shiun dhe stuhinë për të riparuar defektet dhe avaritë.
Ato janë të gjithë qytetarë shkodran dhe punonjës të përkushtuar ndaj meritojnë vlerësim për punën e pandërprerë dhe jo përbaltje sipas orekseve politike.