Shkëlqim Sterkaj zyrtarizon kandidaturën për deputet, premton zhvillim për Malësinë e Madhe…

Shpërndaje

Shkëlqim Sterkaj zyrtarizon kandidaturën e tij për deputet të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër, si përfaqësues i Malësisë së Madhe. Me një vizion të qartë për zhvillimin e kësaj zone dhe një angazhim të fortë për banorët e saj, ai premton një përfaqësim dinjitoz në Parlament. Sterkaj thekson se, nën drejtimin e Benet Becit dhe me mbështetjen e qytetarëve, rruga drejt fitores është e sigurt, duke vënë theksin te mirëqenia dhe progresi i Malësisë së Madhe.

Statusi i plotë:

Me një ide të qartë për të ardhmen dhe një angazhim të palëkundur për banorët e Malësisë së Madhe, do të jem zëri juaj në Parlament. Përmes një përfaqësimi dinjitoz, mbështetja për Partinë Socialiste do të rritet. Me këtë ekip të përkushtuar nën drejtimin e Benet Beci rruga drejt fitores është e sigurtë!

Sot pata nderin të prezantohem si kandidat për deputet i Partisë Socialiste për qarkun Shkodër si përfaqësues i Malësisë e Madhe. Ky është një angazhim i madh dhe një përgjegjësi që e marr me përkushtim të plotë për të çuar përpara zhvillimin e kësaj zone të mrekullueshme.
Me mbështetjen tuaj dhe me vizionin e PS për një Shqipëri edhe më të mirë, do të punojmë për mirëqënien e çdo familje të Malësisë së Madhe.
Bashkë për fitoren! Bashkë për një të ardhme më të mirë!

Shpërndaje