Shkelqim Sterkaj: Zëri i komunitetit, prioritet në programin tim…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Sterkaj, vijon takimet intensive me komunitetin në Qarkun Shkodër, duke u ndalur kësaj here në Gril, Boriç të Madh, Boriç të Vogël dhe Omaraj, ku bashkë me bashkëpunëtorët e tij diskutuan me banorët për sfidat dhe nevojat më emergjente të zonës.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Së bashku me Toninin, Verën, Bujarin dhe Nertilin, takim me banorët e Grilit, Boriçit të Madh, Boriçit të Vogël dhe Omaraj.
Bashkë për të ardhmen e Qarkut Shkodër!

Diskutuam hapur për sfidat me të cilat përballen çdo ditë, për vijimin e investimeve në infrastrukturë dhe mbështetjen për bujqësinë, si dhe për përmirësimin e shërbimit të pastrimit në zonë.

Angazhimi im si kandidat për deputet është që zëri i tyre të përfaqësohet denjësisht në Kuvend.

Shpërndaje