Shkelqim Sterkaj uron festën e Pashkëve…

Shpërndaje

Gëzuar Pashkët!
Dua të uroj me zemër të gjithë besimtarët e krishterë dhe ortodoksë, e në veçanti malsorët e mi.

Në këtë festë të shpresës, ringjalljes dhe dashurisë, ju uroj nga zemra ju dhe familjeve tuaja paqe, harmoni dhe begati!
Le të na frymëzojë kjo ditë për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të ndritur, më të drejtë dhe më të bashkuar për të gjithë.

Me besim të palëkundur në vlerat që na bëjnë më të fortë si shoqëri, jemi të inkurajuar të punojmë me përkushtim për të çuar përpara interesat e qytetarëve dhe të vendit tonë.

Gëzuar Pashkët dhe qofshi gjithmonë të bekuar!

Shpërndaje