Shkëlqim Sterkaj uron besimtarët për Fitër Bajram: Paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja…

Shpërndaje

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkëlqim Sterkaj, ka përcjellë një mesazh urimi për banorët e qarkut Shkodër. Në këtë ditë të shenjtë, ai shpreh dëshirën që paqja, harmonia dhe begatia të mbizotërojnë në çdo familje. Stërkaj thekson rëndësinë e bashkimit dhe gëzimit që sjell kjo festë, duke uruar që sakrifica dhe përkushtimi i muajit të Ramazanit të shpërblehen me mbarësi dhe lumturi për të gjithë besimtarët.

Postimi i plotë i kandidatit Sterkaj:

Të dashur bashkëqytetarë të qarkut Shkodër,

Me rastin e festës së bekuar të Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Festat janë momente bashkimi dhe ne përherë gëzimin që sjell Bajrami e jetojmë së bashku.

Uroj me zemër që sakrifica dhe përkushtimi i muajit të shenjtë të Ramazanit t’ju shpërblehen me gëzim dhe mbarësi! Le t’i gëzohemi jetës dhe dashurisë së vërtetë që Zoti na sjell në çdo kohë, e veçanërisht në ditë të tilla feste!

Gëzuar Fitër Bajramin!

Shpërndaje