Shkelqim Sterkaj nga Malësia: Përfaqësim me nder, jo me premtime boshe

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkelqim Sterkaj, ka ndarë një mesazh të fortë nga zemra e Malësisë, ku takimet me banorët e Hotit, Rapshës dhe Vukpalaj treguan mbështetjen e palëkundur për vlerat e besës, nderit dhe përfaqësimit të denjë.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Në Hot 📍, në Rapshë e në Vukpalaj, nuk ka nevojë për shumë fjalë. Aty ku burrat mbajnë besën dhe gratë ngrihen të parat për të mbrojtur vendin, politika nuk shitet me slogane – fitohet me nder, me përballje dhe me vizion.

Takimi me banorët aty tregoi edhe një herë se Malësia nuk është vetëm një zonë gjeografike, por një vend që kërkon përfaqësim të denjë. Ata e njohin mirë dallimin mes atij që vjen për votë dhe atij që vjen për të qëndruar me ta, në shi, në diell e në hallet që nuk zgjidhen me premtime boshe!

Zëri i Malësisë do të dëgjohet më fort në Kuvend, jo për të ngritur dorën kur i thonë, por për të ngritur Malësinë aty ku i takon – lart.

Shpërndaje