Shkelqim Sterkaj: Nga Flaka në Kaldrun, për një Malësi të bashkuar dhe krenare…

Shpërndaje

Shkelqim Sterkaj vijon takimet me banorët e Malësisë, duke sjellë një mesazh bashkimi dhe shprese për të gjithë, përtej bindjeve politike. Në një udhëtim simbolik nga Flaka në Kaldrun, ai thekson vlerat, traditat dhe potencialin e fshatrave të zonës, duke bërë thirrje për një angazhim të përbashkët në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Nga Flaka në Kaldrun📍 Koha për një bashkim përtej të majtës dhe të djathtës!

Në Sterbeq, aty ku bujaria nuk është thjesht virtyt, por mënyrë jetese. Në Flakë, ku çdo shtëpi ka një histori për të treguar dhe çdo dorë është gati për të ndihmuar. Në Kamicë e Jubicë, ku toka është punuar me djersë brez pas brezi dhe fjala e dhënë ka më shumë peshë se çdo premtim elektoral. Në Kaldrun, ku rrënjët janë të thella dhe shpresa nuk është fikur asnjëherë.

Unë vij sot, jo vetëm si përfaqësues i një sigle politike, por si biri i kësaj toke, me bindjen se koha e ndarjeve ka mbaruar. Se të majtë a të djathtë, e vetmja rrugë që na bashkon është përparimi i Malësisë, zhvillimi i fshatrave tona, kthimi i të rinjve në vendin e tyre, dhe ngritja e zërit tonë në institucione ku vendoset për fatin tonë. Të bashkohemi për një qëllim të vetëm: të ndërtojmë një të ardhme që fëmijët tanë ta quajnë krenari.

Shpërndaje