
Në zemër të natyrës së egër dhe mikpritëse të Bogës, Shkelqim Sterkaj vjen me një vizion të qartë për zhvillim, turizëm dhe kthimin e dinjitetit në këtë zonë të bekuar. Me përkushtim ndaj traditës dhe nevojave reale të komunitetit, ai angazhohet për ta kthyer Bogën në një destinacion turistik me standarde europiane, duke e lidhur të kaluarën krenare me të ardhmen e qëndrueshme.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Takim në zemër të bukurive natyrore në Bogë.
Aty ku mali flet me qetësinë dhe krenarinë e një historie të lashtë! Me njerëz punëtorë, të ndershëm, të lidhur fort me tokën dhe traditën.
Aty ku “Paketa e Maleve” do të rikthejë jo vetëm madhështinë dhe investimet në zonë, por edhe pronën te i zoti.
Më 11 maj – votë për turizmin, zhvillimin e Bogës dhe të gjithë Malësisë së Madhe!
